Vrasja e 24-vjeçares shqiptare, Eleonora Toci nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci ka tronditur Italinë dhe të gjithë komunitetin shqiptar që jeton atje, por jo vetëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në San Felice a Cancello, në zonën e Caserta dhe dëshmitarë ishin fëmijët e tyre 4 dhe 6-vjeç.
Edhe pse në mediat italiane shkak i ngjarjes është raportuar një debat mes çiftit, e vërteta duket se është krejt ndryshe.
Një i afërm i familjes shqiptare ka treguar eskluzivisht për JOQ ALBANIA se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të depresionit që 30-vjeçari po përjetonte. Ai thotë se Lulzimi prej 3 ditësh nuk ishte mirë dhe të hënën ishte dërguar në spital, ku ishte mbajtur deri në orën 3.
Dje, që ishte e martë, Lulzimi nuk kishte shkuar në punë, kishte bërë blerje me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa për sot i kishte treguar mikut të tij se do të shkonte në punë pasi ishte më mirë. Por në mesnatë, rreth orës 03:20 ai ka pësuar një krizë dhe ka debatuar me bashkëshorten dhe e ka mbytur në krevat.
Pas kësaj ai ka shkuar te vëllai i tij dhe në gjendje të rënduar nuk ka treguar asgjë për krimin e kryer. Vëllai i tij duke dyshuar te kjo sjellje ka telefonuar kunatën, por në telefon është përgjigjur djali 6-vjeç i cili duke qarë ka treguar atë që kishte bërë babai.
Kur ka shkuar vëllai në shtëpi, ka telefonuar menjëherë policinë dhe për momentin dy djemtë e mitur të çiftit po qëndrojnë me të.
Miku i Lulzimit thotë se çifti nuk kishin asnjë problem, ai punonte por 3 ditët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni dhe nuk ishte mirë.
Mesazhi i tij:
Lulzimi ka tre dit qe sishte mir,te henen ne darke e ka sjell vellai im ne spital deri ne oren 3 dhe dje ska shkuar ne pun, ne dark e thira ne telefon me tha qe ishte me mir dhe se do shkonte ne pun sot, ne oren 03:20 sot ka shkuar te vellaj jo te tezja se skan teze ketu.. dhe vellaj i ka then cfar ka ndodh asgje i ka then, por vellaj e ka kuptuar se dicka ka ber dhe ka marr ne numer te kunates dhe esht pergjigjur djali 6 vjec dhe i ka shife cfar ka ber babi duke qar por e gjitha ka ndodhur ne tre dit nga depresioni ska pas asnji ngadres familjare dje i kan par bashk duke ber furnizim..…e njohim se jetojm afer