Vranë kushëririn që i abuzoi seksualisht, nëna e autorëve tentoi të vriste veten

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.10.2024, 11:00

Nëna e dy vëllezërve të përdhunuar nga kushëriri i tyre tentoi t’i jepte fund jetës pasi zbuloi tmerrin që kishin përjetuar fëmijët e saj. Enis dhe Aleksandros Loka, respektivisht 17 dhe 19 vjeç, i janë drejtuar policisë pas vrasjes së kushëririt të tyre, Denis Loka, duke pretenduar se ai i kishte përdhunuar kur ishin të vegjël.

“Le të harrojmë. Ka ndodhur kur ishim fëmijë të vegjël”, “Nuk kemi harruar asgjë. Nuk e kemi kapërcyer dhe s’po vazhdojmë dot përpara”, ka qenë diskutimi i fundit mes dy vëllezërve shqiptarë dhe kushëririt të tyre 28-vjeçar, pak para ngjarjes fatale në pedonalen e rrugës “Çanion” në Kypseli të Greqisë.

Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të mbledhin prova për të vërtetuar pretendimet e djemve, por kjo është e vështirë, pasi ata nuk kanë folur me askënd për abuzimin. Pavarësisht kësaj, ata u akuzuan për vrasje me dashje dhe do të dalin ditën e premte në gjykatë. Video nga një kamerë sigurie dokumentoi momentin e sulmit, duke treguar se si vëllezërit e nxorën thikën dhe goditën Denis Lokën, i cili tentoi të ikte.

Ngjarja ndodhi pak para orës 23:00 të së hënës më 7 tetor, dhe pas një goditjeje fatale me thikë në qafë, Denisi u gjet nga policia në një pellg gjaku. Atë e çuan në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit