Gjyqtarja Arnisa Këlliçi dhunon bashkëshortin: “Më tha që fëmijën s’e kam me të”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.10.2024, 10:30

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, ka pasur një përplasje fizike me bashkëshortin e saj, Klejd Këlliçi, në mesnatën e 28 gushtit 2024, në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë.

Pas incidentit, Klejd Këlliçi shkoi në komisariat, ku deklaroi se gruaja e tij e kishte dhunuar dhe kërkoi një urdhër-mbrojtje.

“…jam paraqitur në Komisariatin Nr.3 për të kallëzuar në lidhje me faktin, që unë jam i martuar me Arnisa Këlliçin, prej 12 vitesh. Kohët e fundit zonja në fjalë ka filluar të pijë dhe nuk ka sjellje korrekte në familje. Si pasojë e pijes, kemi pasur grindje të vazhdueshme dhe kjo shtetase pretendon se un dua ta largoj nga fëmijët, por e bëj këtë gjë pasi fëmijët shqetësohen. Ka kohë që ajo vepron në këtë mënyrë dhe sot kam marrë fëmijët, pasi kam qenë te tezja ime dhe në orën 00:00, ka ardhur te shtëpia e tezes time e pirë dhe jam detyruar të marr fëmijët e të shkojmë në shtëpi…”, thuhej në kallëzimin e Klejd Këlliçit.

Mandej, Këlliçi deklaroi se rreth orës 01:00, gruaja e tij, Arnisa, thirri policinë duke pretenduar se ai kishte dashur ta dhunonte, por ai e mohoi këtë akuzë, duke e cilësuar si të pavërtetë. Ai shtoi se kishte kërkuar një urdhër-mbrojtje rreth një muaj më parë, por e kishte tërhequr në përpjekje për të qetësuar situatën mes tyre. Klejdi theksoi se nuk donte ta ndiqte penalisht këtë kallëzim, por kërkoi nga Policia Shtetit një urdhër-mbrojtje.

Pas ngjarjes, në komisariat u thirr edhe Arnisa, e cila shpjegoi se përplasje kishte nisur pasi bashkëshorti e kishte akuzuar se një nga fëmijët nuk ishte i tij, por me një person tjetër, duke e ndjerë veten të ofenduar për dyshimet e tij për një lidhje jashtë martesore.

“…dua të them se bashkëshorti im ka pretendime, se fëmija nuk është i tij. Për shkak të kësaj arsye, kanë filluar dhe tensionet në shtëpinë tonë. Burri ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj meje që prej datës 20 janar 2024. Më është dashur të largohem nga Republika e Shqipërisë prej dhunës së tij dhe jam larguar në datën 7 shkurt 2024 për shkak të dhunës së bashkëshortit, pas publikimit të disa lajmeve mediatike në lidhje me një lidhjen time me një ish-gjyqtar. (Në fakt ikja e Arnisës në SHBA ndodhi pasi prokuroria e Tiranës zbuloi skandalin e gjoja kërcënimit të Këlliçit me letër nga burgu i Fushë-Krujës). Jam kthyer në Shqipëri në 19 prill 2024 me idenë për ta përmirësuar situatën familjare, por kjo gjë ka dështuar. Që kur jam kthyer në shtëpi, jam shantazhuar vazhdimisht në sy të fëmijëve dhe jam pyetur gjithmonë nëse kam pasur një lidhje me gjyqtarin A.M. E kam mohuar pasi nuk ka qënë e vërtetë dhe në lidhje me këtë gjë, ka krijuar kontradikta në vijimësi. Kërkoj dhe urdhër mbrojtje për vete dhe për fëmijët dhe mbrojtje paraprake përpara se të shprehet gjykata...” – tha gjyqtarja, Arnisa Këlliçi.

Arnisa Këlliçi tha se një mik e kishte bindur partnerin e saj të bënte testin e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës, pasi ai dyshonte se nuk ishte i tij. Pas këtij episodi, burri i saj filloi të shpifte dhe e akuzoi atë si “të përdalë”, madje e kërcënoi duke i thënë se do ta vrasë nëse fëmija nuk është i tiji. Gjyqtarja pretendon se ai kishte inskenuar një skenë brenda shtëpisë për ta sulmuar me thikë kuzhine, një akuzë që Klejdi e mohoi, duke thënë se ajo e kishte vendosur thikën vetë. Në dokumentet e siguruara nga Shërbimi i Punonjësve të Policisë Tiranë, është paraqitur një raport mbi këtë ngjarje.

Në raport-shërbimin thuhet se:

“…rreth orës 01:00 morëm njoftim nga salla operative se ne Rr. “Reshit Collaku”, ka dhunë në familje. Komunikuam në telefon me zonjën Arnisa Kelliçi dhe ajo ju ka thënë se bashkëshorti i saj, Klejd Këlliçi, e ka kërcënuar me fjalë, do të vras, si dhe me një mjet thikë shtëpie me bisht të zi, e cila ishte në një kolltuk në hyrje të derës. Kjo thikë është marrë në cilësinë e provës material dhe bashkë me burrë e grua forcat e policisë kanë shkuar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë…”.

Policia ka kërkuar ekspertimin teknik të thikës së sekuestruar në shtëpinë e çiftit Këlliçi.

Ndërkohë pasi ka dhënë shpjegime deri në orët e vona të natës së 28 Gushtit 2024, gjyqtarja Arnisa Këlliçi është larguar nga ambientet e komisariatit Nr.3 në drejtim të shtëpisë.

Por çuditërisht në mëngjesin e po të njëjtës ditë 28 gusht 2024, në orën 09:00 në komisariat është paraqitur gjyqtarja, Arnisa Kelliçi dhe ka shpjeguar se:

”…më 28 gusht 2024 në orën 02:45 kam bërë kallëzim në komisariat në lidhje me një incident dhune që kam pasur në familje me bashkëshortin tim, Kledi Këlliçi. Pasi kam dalë nga komisariati, kam shkuar në shtëpi dhe në shtëpi nuk kam gjetur as bashkëshortin dhe as fëmijën tim. E shqetësuar për këtë fakt, kam marrë në telefon disa herë bashkëshortin dhe ai nuk më është përgjigjur. Kam marrë dhe tezën e tij, Zana Stathi, dhe ajo nuk më është përgjigjur. E gjendur, në këtë situatë kam ardhur në komisarjatin e policisë Nr. 3 Tiranë dhe kam shpjeguar këtë fakt…”.

Oficeri i policisë kontaktoi Klejd Këlliçin, i cili e informoi se fëmija po flinte te shtëpia e tezes dhe se do të dërgohej menjëherë në shtëpinë e tyre, gjë për të cilën Arnisa Këlliçi nuk ishte në dijeni. Pas mësimit se fëmija i saj R… ishte te tezja e bashkëshortit, Arnisa vendosi të mos vazhdojë kallëzimin e dytë kundër burrit të saj. Ajo zgjodhi të mos kërkonte ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti për marrjen e fëmijës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit