TikTok paditet për efekte negative në shëndetin mendor të të rinjve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.10.2024, 10:19

Disa shtete amerikane kanë ngritur padi kundër TikTok, duke pretenduar se aplikacioni po dëmton shëndetin mendor të të rinjve.

14 avokatë pretenduan se TikTok përdor veçori që krijojnë varësi për të mbajtur fëmijët të lidhur me platformën. Paditë vijnë pas një hetimi të nisur në mars 2022, i cili fokusohet në algoritmin e platformës, i cili përmban përmbajtje të personalizuar që krijon varësi.

Avokatët kanë theksuar në padi disa aspekte problematike të aplikacionit, si sinjalet që prishin gjumin, videot që zhduken dhe filtra bukurie që ndikojnë në vetëvlerësimin e përdoruesve. Ata njoftuan se disa të rinj kanë vdekur ose janë plagosur duke marrë pjesë në sfidat e TikTok, dhe shumë të tjerë po përjetojnë ankth dhe depresion për shkak të varësisë nga platforma.

Shtetet e përfshira në padi argumentojnë se TikTok po funksionon si një "ekonomi virtuale e palicencuar" duke lejuar transaksione financiare pa regjistrim në autoritetet përkatëse dhe duke shfrytëzuar adoleshentët për përmbajtje seksuale në platformën e saj.

Pavarësisht rrezikut që kanoset nga ky aplikacion ka për adoleshentët dhe të rinjtë ai vijon të jetë ndër më të preferuarit dhe sfidat e rrezikshme sa vijnë e shtohen. Në Kosovë, 13 nxënëse të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video (lojë) në ‘TikTok’.

Ndërkohë që më parë ka patur edhe raste të humbjes së jetës për shkak të sfidave të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit