Administratori Stëblevës organizon festivale për të parë ”Yjet” në qiell, ndërkohë fermerët vuajnë për bukën e gojës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.10.2024, 10:13

Mungesa e tregut ka bërë që fermerët e fshatit Stëblevë në Librazhd, të shesin nën kosto prodhimin e patates. Atje ka nisur tashmë vjelja e këtij sezoni, ndërsa kjo kulturë është e vetmja që u siguron të ardhura banorëve të zonës.

"Stëbleva është qendra rekreative e parkut kombëtar Shebenik. Janë mbi 100 aktivitete për të vrojtuar yjet dhe vijnë grupe nga Tirana, vijnë e ikin, promovohet turizmi bëhen festivale, lekët shkojnë te guidat e qeverisë por ne kemi mbi 1 mijë ton patate të prodhuara, asnjë mbështetje nga qeveria", tha një fermer nga Stëbleva.

Pamje nga thesat e pashitura të patateve

Patatja e Stërblevës në Librazhd njihet për cilësinë e saj dhe prodhimin bio. Dhe pse jemi në sezonin e vjeljes së patates, fermerët ankohen për shkak të tregut.

“Sezoni është shumë i mirë patatja ka shumë prodhim, është cilësore është bio. Është shumë e mirë por çmim nuk ka, treg nuk ka tregtarët nuk vijnë që ta marrin. Duhet të vijnë tregtarët, ata nuk duhet të futin mall nga jashtë se ai e ul shumë çmimin. Sivjet është me dobët, vjet ka qenë 60 lekë sivjet 40 lekë, ku çdo gjë është rrit vetëm patatja nuk është rrit”,-tha fermeri.

Fermeri gjatë protestës dje

Pavarësisht prodhimit të mbarë dhe kërkesave në treg për këtë lloj patate, çmimi i shitjes nuk i mbulon shpenzimet e këtij viti që janë më të mëdha. Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kjo zonë kultivon, sasia I kalon 1 mijë ton patate çdo vit.

“Shkulja po vazhdon nga fshatat por çmimi është më poshtë. Me shumicë tek 50 lekë, dhe nuk ja vlenë çmimi për arsye se kosto është shumë e lartë e mbjelljes dhe farërat i mbajnë shtrenjtë. Ti krahasosh me vitet më përpara kanë qenë farërat më lirë. Farat nuk janë bio janë hibride dhe çdo dy vjet duhet ta ndërrosh farën, i mbajnë me çmim të lartë 200 mijë lekë kuintali. Dhe fshatari s’po ka më interes sepse kostoja e prodhimit është me e lartë se e fitimit”,-vijoi më tej fermeri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit