Dukagjin Lipa, ose ”Duki” i Dua Lipës nominohet për Çmimin “Menaxheri i Vitit” nga “Music Business UK Awards”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.10.2024, 09:45

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i Dua Lipës ose siç e thërret me përkedheli Dua Lipa në rrjetet sociale "Duki" , ka marrë përsëri vëmendjen e skenës muzikore ndërkombëtare. Këtë herë, Dukagjin Lipa është nominuar për Çmimin “Menaxheri i vitit” nga “Music Business UK Awards”.

Nominimi vjen si konfirmim i suksesit të tij si menaxher, veçanërisht si menaxheri i vajzës së tij, këngëtares Dua Lipa.

Nën menaxhimin e Dukagjin Lipës dhe si pjesë e “Radical Management”, Dua Lipa ka arritur sukses në mbarë botën dhe ka thyer rekorde si artistja më e dëgjuar femër me shumë këngë që kanë miliarda shikime e dëgjime në platformat si YouTube e Spotify, mes tjerash. Çmimet nga “Music Business UK Awards” vlerësojnë menaxherët që kanë bërë një ndikim të madh në karrierat e artistëve të tyre dhe që kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në promovimin e suksesit të tyre global.

Ceremonia do të zhvillohet në mbrëmjen e së martës, më 5 nëntor, në ‘Grand Connaught Rooms’ në qendër të Londrës dhe do të njohë sukseset jo vetëm në fushën e menaxhimit, por në të gjitha fushat e industrisë muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me një fokus të veçantë te talentët britanikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit