Morën para në dorë dhe nuk i raportuan, KQZ propozon gjoba për 40 kandidatë të zgjedhjeve të 14 majit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.10.2024, 09:15

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirian Celibashi, ka propozuar gjoba për 40 kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, për pranimin e fondeve cash dhe mosraportimin financiar në KQZ. Më konkretisht, këta kandidatë kanë marrë donacione cash mbi limitin e lejueshëm ligjor dhe nga donatorë të ndaluar. Propozimet e gjobave do të shqyrtohen nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Kryebashkiakë dhe kandidatë nga Partia Socialiste dhe koalicioni "Bashkë Fitojmë" janë cituar në mesin e shkelësve, ndërsa janë propozuar gjithashtu gjoba për disa parti politike dhe media për shkelje të tjera financiare dhe të reklamave politike.

“I kanë marrë fondet, jo sipas prashikimit ligjor nëpërmjet llogarive bankare, por cash, mbi shumën 50 mijë lekë,” tha Celibashi duke iu referuar kategorisë së kandidatëve.

Kandidatët që pranuan para cash dhe gjobat respektive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ):

  1. Bashkia Belsh, z. Arif Tafani i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 206 000 lekë;
  2. Bashkia Fier, z. Armando Subashi i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 138 910 lekë;
  3. Bashkia Durrës, znj. Emirjana Sako e Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 75 859 lekë
  4. Bashkia Kuçovë, z. Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 500 000 lekë;
  5. Bashkia Roskovec, znj. Majlinda Bufi e Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 243 500 lekë;
  6. Bashkia Librazhd, z. Mariglen Disha i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 125 490;.
  7. Bashkia Mat, z. Agron Malaj i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 80 000 lekë
  8. Bashkia Peqin, z. Bukurosh Maci i Partisë Socialiste me gjobë në vlerën 70 000 lekë;
  9. Bashkia Krujë, z. Agron Loka nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 486 000 lekë;
  10. Bashkia Mirditë, z. Albert Mëlyshi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 300 000 lekë;
  11. Bashkia Sarandë, z. Ardit Cikuli nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 259 958 lekë;
  12. Bashkia Kamëz, z. Arjan Hoxha nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  13. Bashkia Divjakë, z. Aurel Malko nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  14. Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 445 280;
  15. Bashkia Klos, z. Bedri Hoxha nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 156 715 lekë;
  16. Bashkia Kurbin, z. Behar Haxhiu nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 132 456 lekë;
  17. Bashkia Tropojë, z. Besnik Dushaj nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 178 758 lekë;
  18. Bashkia Bulqizë, z. Dëfrim Fiku nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 192 294 lekë;
  19. Bashkia Gjirokastër, z. Dorjan Lani nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  20. Bashkia Përmet, z. Edmond Komino nga “Bashkë Fitojmë”me gjobë në vlerën 198 000 lekë;
  21. Bashkia Devoll, z. Elvis Hajdërlli nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 223 762 lekë;
  22. Bashkia Kolonjë, z. Et’Hem Lumani nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 169 000 lekë;
  23. Bashkia Fier, z. Evdar Kodheli nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 192 000 lekë;
  24. Bashkia Konispol, z. Fatmir Shero nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 172 000 lekë;
  25. Bashkia Kavajë, z. Fisnik Qosja nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 392 220 lekë;
  26. Bashkia Gramsh, z. Hasim Çekrezi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 107 440 lekë;
  27. Bashkia Fushë Arrëz, z. Hil Curri nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  28. Bashkia Vlorë, z. Hysni Sharra nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 452 311 lekë;
  29. Bashkia Durrës, z. Igli Cara nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 368 135 lekë;
  30. Bashkia Dibër, z. Ismail Uka nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  31. Bashkia Kuçovë, z. Lefter Maliqi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 170 000 lekë;
  32. Bashkia Elbasan, z. Luçiano Boçi nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  33. Bashkia Has, z. Miftar Dauti nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 95 948 lekë;
  34. Bashkia Lezhë, z. Pashk Gjoni nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 171 000 lekë;
  35. Bashkia Mallakastër, z. Resmi Shanaj nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
  36. Bashkia Librazhd, z. Shefki Çota nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 118 000 lekë;
  37. Bashkia Rrogozhinë, z. Shkëlqim Hoxha nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 316 000 lekë;
  38. Bashkia Patos, zj. Sofije Alushaj nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 80 100 lekë;
  39. Bashkia Berat, z. Zija Ismaili nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 105 840 lekë;
  40. Bashkia Pogradec, z. Zini Tollozhina nga “Bashkë Fitojmë” me gjobë në vlerën 188 000 lekë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit