Në të gjithë territorin e vendit gjatë natës janë rikthyer reshjet e shiut, por në mesditë do të ketë një përmirësim të motit edhe pse rrebeshet do të vazhdojnë në disa zona.
Sipas meteorologëve, Shkodra, Lezha, Puka, si dhe disa pjesë të Tiranës, Elbasanit, Tepelenës dhe Gjirokastrës janë më të rrezikuarat nga rrebeshet dhe përmbytjet.
"Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e juglindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet; Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane. Reshjet nuk do të jenë shumë intensive”.
Në mesditë zonat malore do përballen me ulje temperaturash me 3 gradë por moti do përmirësohet në 70% të territorit.
“8 gradë në zonat malore, presim rënie të temperaturave me 3 gradë. Në zonat qendrore, maksimumi do të jetë 26 gradë. Era e fortë dhe me dallgëzim të lartë në hapësirat detare. Në mesditë presim përmirësim të situatës në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës kthjellohet 70% e territorit shqiptar. Përmirësohet moti. Nuk ka vend për panik".
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.