“I deportuar dy herë”, The Telegraph: Hajduti shqiptar xhiro me Ferrari në mes të Londrës!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.10.2024, 22:32

Një i ri shqiptar, i cili është deportuar dy herë nga Britania e Madhe për vjedhje, është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave britanike.

Prestigjozja britanike "The Telegraph" raporton se Dorian Puka, një 28-vjeçar nga Shqipëria, i dënuar dhe i deportuar dy herë për vjedhje, ka arritur përsëri të futet në Britani dhe ka postuar në rrjetet e tij sociale një video 90-sekondëshe duke ngarë një Ferrari me vlerë 300,000 në Londër.

Edhe pse është deportuar më parë, autoritetet britanike duket se janë të pafuqishme për ta dëbuar sërish derisa të shqyrtohet kërkesa e tij për azil.

Puka, i cili fillimisht u burgos për 9 muaj në 2016 për tentativë grabitjeje, u kap sërish pasi arriti të kalojë kontrollin kufitar dhe kreu një seri grabitjesh në periferi të Londrës.

Ai u burgos për tre vite e gjysmë dhe u deportua në mars 2020, por shumë shpejt u rikthye fshehurazi dhe nisi aktivitetet e tij të paligjshme në Britani.

Në rrjetet sociale, Puka është shfaqur jo vetëm me Ferrarin, por edhe me makina të tjera luksoze si Porsche Cayenne, Mercedes G-Wagon dhe Bentley Bentayga.

Ndërkohë, autoritetet britanike njoftuan se ai është në pritje të vendimit të gjykatës për azilin, duke u mbajtur nën mbikëqyrje me një pajisje elektronike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit