Turqit e Kurum helmuan shqiptarët, mafia-treshe e anijeve me mbetje toksike

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.10.2024, 20:32

Industri të shumta në mbarë botën prodhojnë miliona tonë mbetje të rrezikshme, si kimikate, metale të rënda dhe mbetje radioaktive, të cilat nëse nuk trajtohen si duhet, paraqesin rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Sa më të rrezikshme të jenë këto mbetje, aq më i lartë është edhe kostoja për trajtimin dhe neutralizimin e tyre.

Grupet e interesit, të joshura nga përfitimet, zgjedhin t’i transportojnë këto mbetje në vendet e botës së tretë, ku korrupsioni dhe varfëria shpesh neglizhojnë rreziqet afatgjata.

Në gusht 2024, Shqipëria u përfshi në një skandal ndërkombëtar për dyshimet mbi transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës dhe Kinës. Organizata “Basel Action Network” alarmoi për eksportin e paligjshëm të mbetjeve, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Skandali shpërtheu kur 100 kontejnerë mbetjesh të rrezikshme, të nisura nga Porti i Durrësit, u zhdukën në det, për t'u lokalizuar më vonë afër Cape Town, Afrikë e Jugut. Këto mbetje, të dyshuara si toksike, u eksportuan nga kompania shqiptare "Kurum International," që operon në Elbasan, dhe u nisën me anijet e linjës “Maersk” me destinacion final Tajlandën.

Mbetjet ishin pluhur i furrave metalurgjike elektrike, një produkt mbetjesh i rrezikshëm që përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin. Pasi organizata mjedisore amerikane "Basel Action Network" sinjalizoi për këtë rrezik, kontejnerët u bllokuan në Singapor dhe u vendos që të ktheheshin në Shqipëri. Prokuroria e Durrësit inicioi një hetim për kontrabandë mallrash të ndaluara, duke sekuestruar dokumentacionin e kompanisë "Kurum."

Hetimet zbuluan se këto mbetje ishin deklaruar si oksid hekuri nga kompania e burimit "Kurum," e cila kishte kontraktuar kompaninë kroate "GS Mineral DOO" për blerjen e tyre. Ndërkohë, kompania "Sokolaj" sh.p.k., me pronare Gjovana Sokolajn e ortak Doni Sokolajn, me qendër në Durrës, ishte përfshirë si ndërmjetëse në këtë transaksion.

Ndërkohë, kompania "Kurum" mbylli dyert e saj në Elbasan, duke pezulluar aktivitetin dhe larguar 500 punonjës. Sipas kompanisë, pezullimi u bë për shkak të vështirësive ekonomike, ndonëse fitimet e saj ishin të larta gjatë viteve të fundit.

Vendimi erdhi pas zbulimit të skandalit se “Kurum” me pronare turken Hatice Melek Kürüm e administratore Lindita Kikinon me bashkëpunëtpr Erdal Demir, përmes një kompanie tjetër ka eksportuar drejt Tajlandës rreth 800 ton mbetje që dyshohet se janë të rrezikshme.

Ngarkesat me origjinë nga Shqipëria, të cilat sipas mbikëqyrësve të mbetjeve atje ishin deklaruar si përmbajtëse të pluhurit toksik nga furrat e çelikut, u nisën në korrik nga Italia drejt Tajlandës.

Ky pluhur përmban metale të rënda si zinku dhe plumbi, të cilat mund të depërtojnë në tokë kur hidhen, duke ndotur ujërat nëntokësore. Pluhuri toksik mund të shkaktojë irritime serioze të syve, lëkurës dhe mushkërive, madje edhe të rrisë rrezikun për kancer.

Rrjeti Basel Action raportonte se vendet përkatëse në itinerarin e transportit nuk ishin informuar për natyrën toksike të ngarkesës.

Skandali i mbetjeve toksike, llogaridhënia dhe qëndresa qytetare duhet të jenë të njëjta si për çështjen e armëve kimike!

215 kontejnerë me mbetje toksike të bllokuar në Kinë dhe Tajlandë do të kthehen në vendin e origjinës, Shqipëri.

Ky skandal i përmasave të pashembullta pasqyroi se trafiku i mbetjeve toksike në Shqipëri kryhet përmes Portit të Durrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit