Hezbollahu kërkon armëpushim, Izraeli përshkallëzon situatën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.10.2024, 17:48

Hezbollah mbështet përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Liban, duke shënuar kështu herën e parë që grupi pranon publikisht një armëpushim pa e kushtëzuar atë me ndalimin e luftës në Gaza.

“Ne mbështesim përpjekjet politike të udhëhequra nga Kryetari i Parlamentit, Nabih Berri, nën flamurin e arritjes së armëpushimit. Pasi armëpushimi të vendoset, të gjitha detajet e tjera do të diskutohet dhe do të merren vendime në bashkëpunim”, tha Naim Qassem, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm.

Hezbollahu kishte filluar të sulmonte Izraelin më 8 tetor të vitit të kaluar në shenjë solidariteti me Hamasin, pas një sulmi të këtij të fundit nga Gaza. Ai kishte deklaruar se do të ndalte sulmet vetëm pasi të arrihej një armëpushim me Hamasin, ndërsa Izraeli insistonte që Hezbollah të ndante konfliktin e tij me Izraelin nga lufta me Hamasin.

Në fjalimin e tij përkujtues të përvjetorit të parë të përfshirjes së Hezbollahut në luftë, Qassem nuk përmendi një armëpushim në Gaza si kusht për arritjen e një armëpushimi në Liban. Ky ishte fjalimi i dytë i tij pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nga Izraeli në fund të muajit të kaluar. Pas asaj ngjarjeje, Izraeli ka kryer inkursione të kufizuara në jug të Libanit, duke synuar Hezbollahun, i cili vazhdon të lëshojë raketat drejt veriut të Izraelit.

Nabih Berri, lideri i partisë shiite Amal, e cila është aleate me Hezbollahun, ka luajtur një rol kyç në negociatat për një armëpushim të ndërmjetësuar nga vendet perëndimore. Ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib, tha se Nasrallah kishte rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm, siç ishte kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden, homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe aleatët e tjerë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e kaluar, përpara se të vritej nga Izraeli.

Zyrtarët amerikanë kanë informuar se administrata Biden nuk po përpiqet aktivisht të ringjallë marrëveshjen, por po përqendrohet në kufizimin e operacioneve izraelite në Liban dhe ndaj Iranit, pa e ndaluar armiqësinë. Tzipi Hotovely, ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuar, e përgënjeshtruar këtë pretendim duke e quajtur atë qesharak.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve për negociata armëpushimi, shumica e fjalimit të Qassem kishte një ton sfidues, duke theksuar gatishmërinë dhe aftësinë e Hezbollahut për të vazhduar luftën e tij kundër Izraelit.

“Nëse armiku vazhdon luftën e tij, atëherë fusha e betejës do të jetë vendimtare dhe ajo na përket ne,” deklaroi ai.

Ndërkohë, Hezbollah lëshoi breshëri të madhe raketash drejt qyteteve izraelite, si Haifa dhe Kiryat, që ishin ndër sulmet më të mëdha që nga fillimi i luftës. Ndërsa shumë raketa u kapën ose ranë në zona të hapura, sipas ushtrisë, të paktën dy ndërtesa në Kiryat Yam dhe Kiryat Motzkin u goditën drejtpërdrejt. Më herët të martën, ushtria izraelite njoftoi se kishte zgjeruar operacionet e saj të kufizuara, të lokalizuara dhe të synuara në Libanin jugperëndimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit