Një modele e njohur në “Instagram”, Luisa Kremleva, rrezikon të burgoset për akuzat e saj të rreme për përdhunim dhe sulm fizik ndaj mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez. Ajo pretendon se u përdhunua nga futbollisti në një Porsche Cayenne pranë një klubi nate në Spanjë në vitin 2017. Kremleva gjithashtu ka thënë se Hernandez e kishte lënduar atë duke e shtyrë nga automjeti, duke i shkaktuar lëndime në gjunjë.
Ajo deklaroi: “Kam prova të sulmit në të pasmet dhe gjunjët e mi. Kërkoj që Theo të më kërkojë falje, sepse është më e pakta që meritoj.” Megjithatë, Hernandez, i cili nuk është arrestuar, pranoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me Kremlevën me dëshirën e saj.
Pas hetimeve, gjykata ka mbyllur çështjen e akuzës për përdhunim, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e modeles. Prokurorët zbuluan pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin se Kremleva kishte pësuar lëndime në gju nga një rënie aksidentale jashtë klubit të natës.
Kjo situatë ka bërë që ata të akuzojnë Kremlevën se kishte vepruar me keqdashje duke e akuzuar Hernandez për përdhunim pasi ai refuzoi të shkonte në shtëpi me të pas një marrëdhënieje seksuale konsensuale në makinë.
Një gjyqim njëditor për Kremlevën është caktuar për më 28 tetor në Malagë. Ende nuk dihet nëse Hernandez do të paraqitet personalisht në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij. Por, nëse Kremleva shpallet fajtore, rrezikon dy vjet burg dhe një gjobë prej 12,000 paund.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.