Çmimet botërore të ushqimeve kanë pësuar një rritje të dukshme në muajin shtator, duke shënuar ritmin më të shpejtë të rritjes që nga marsi i vitit 2022, sipas një njoftimi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Indeksi global i çmimeve të ushqimeve arriti në 124.4 pikë, duke u rritur me tre për qind krahasuar me gushtin, megjithatë, kjo shifër mbetet 22.4 për qind më poshtë nivelit më të lartë të arritur në mars 2022, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
Kjo rritje është rezultat i një rritjeje të përgjithshme në të gjitha kategoritë e ushqimeve, përfshirë çmimin e sheqerit, vajrave bimore, drithërave, produkteve të bulmetit dhe mishit.
Indeksi i çmimeve të sheqerit u rrit me 10.4 për qind, duke arritur në 125.7 pikë, kryesisht për shkak të kushteve të thata dhe zjarreve që ndodhen në Brazil në fund të gushtit, të cilat ndikuan negativisht në prodhimin e kallam sheqerit.
Po ashtu, indeksi i çmimeve të vajrave bimore u rrit me 4.6 për qind, duke arritur në 142.4 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023. Çmimet ndërkombëtare të vajit të palmës kanë shënuar një rritje për të katërtin muaj radhazi, përveç rritjes së çmimeve të vajit të lulediellit dhe sojës.
Indeksi i çmimeve të drithërave arriti në 113.5 pikë, me një rritje prej tre për qind krahasuar me gushtin, kryesisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në disa vende eksportuese të drithërave.
Ndërkohë, vlera mesatare e indeksit të çmimeve të produkteve të bulmetit u rrit me 3.8 për qind në 136.3 pikë, ndërsa indeksi i çmimeve të mishit u rrit me 0.4 për qind, duke arritur në 119.6 pikë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.