Dy vëllezër, 17 dhe 19 vjeç, u dorëzuan në polici për vrasjes së kushëririt të tyre 28-vjeçar, me pretendimin se ai kishte abuzuar seksualisht me ta në moshën 5 dhe 6-vjeçare.
Lidhur me ngjarjen ka dëshmuar edhe babai i tyre, i cili pasi mësoi për abuzimin, kontaktoi 28-vjeçarin për të kërkuar sqarime. 28-vjeçari pranoi akuzat, duke thënë se ishin "gabime që kemi bërë si fëmijë," dhe konfirmoi shumicën e veprimeve të pretenduara. Kjo pranim, sipas babait, duket se çoi në sulmin dhe vrasjen nga vëllezërit.
“I pranoi dhe tha se ishin gabime fëmijërie”, deklaroi i ati i autorëve të ngjarjes.
Pas ngjarjes, djemtë u dorëzuan në polici, ku 17-vjeçari e mori përgjegjësinë për vrasjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, kur polici vuri re një djalë të plagosur rëndë, i cili më vonë ndërroi jetë në spital. Vëllezërit u akuzuan për vrasje me paramendim dhe për përdorim të paligjshëm të armëve.
Gjatë hetimeve, u ngritën akuzat për neglizhencë edhe ndaj prindërve të tyre, të cilët përballen me akuza për mosmbikëqyrje të fëmijëve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.