Këtë të martë, një 53-vjeçar është vënë në pranga në Mirditë, sepse mbante pa leje në banesë pushkë dhe municion luftarak.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Gj. Gj., 53 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe iu sekuestrua arma e zjarrit së bashku me municionin në banesën e tij në fshatin Kurbnesh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.