Denoncime të shumta kanë mbërritur në redaksinë tonë lidhur me një skandal që duket se po mbahet i fshehtë nga autoritetet.
Banorë të shumtë të Peshkopisë dhe fshatrave përreth kanë përfunduar në urgjencën e spitalit me shenja të rënda helmimi nga uji i pijshëm.
Ata thonë se uji i ujësjellësit të Sopanikës është kontaminuar dhe personat që e kanë konsumuar kanë të vjella dhe dhembje të forta barku.
Dibranët i bëjnë thirrje autoriteteve, qeveritare dhe vendore, që të kryejnë sa më parë analizat e ujit, ndërsa banorëve u kërkohet të mos e konsumojnë në asnjë lloj mënyre.
Denoncimi nr.1
Me dhjetra dibranë nga të gjitha moshat në urgjencën e spitalit Peshkopi. Uji i ujsjellsit të Sopanikës kontaminuar. Asnjë reagim. Kjo është kriminale..
Denoncimi nr.2
Pershendetje JOQ dea me ju be me dije se ne 5 fshatra ne peshkopi fushalie kastriot kander brezhdan ushtelenx funizohen me ujtin e sopankes edhe se ca ikan fut nuk edim nakan perfundu femijt ne spital edhe te rritur jo vetem femijet julutem bonja publike te marin masa se po na mbysin ekam sjell gocen ne di te nates ne pedejatri ekamar surum se kishte te vjella edhe diare anonim julutem se me heqin nga puna
Denoncimi nr.3
LAJMËRIM ORGJENT PËR TË GJITHË BANORËT QË FURNIZOHEN ME UJË TË PIJSHËM NGA SOPANIKA:Të mos konsumojnë ujë deri sa ti bëhen analizat se po shtohen rastet në urgjencën e spitalit të Peshkopisë me shqetësime serioze për shëndetin! Prisni sa të vijë ndonjë pelevrek i morrave të Surrelit që ta kontrollojnë Asnjë reagim nga AKU , strukturat vendore e qeveritare.Uji i kontaminuar i ujësjellësit të Sopanikës. Dhjetra banorë në urgjencën e spitalit të Peshkopisë me të vjella e dhimbje të forta barku .Asnjë njoftim për përdorimin e ujit apo për mospërdorimin. Rastet vijnë duku u shtuar e askush nuk flet...kjo është kriminale...më shumë se paaftësi..mos pini ujë nga ky ujësjellës derisa dikush nga gjumashët e qeverisjes të kujtohet e të kontrollojnë ujin,është apo jo i pijshëm...
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.