Mësoi se gruaja e tij po bënte fshehurazi botoks, burri arrestohet: E dua ashtu siç është

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2024, 11:58

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku një çift ka pasur një sherr të ashpër për shkak të një operacioni estetik. Sipas raportimeve, debati ka shpërthyer pas dyshimeve të bashkëshortit se bashkëshortja e tij, 38 vjeçare, kishte bërë botoks pa i treguar atij.

Situata ka eskaluar, duke bërë që gruaja të telefonojë policinë dhe të denoncojë burrin për dhunë në familje, duke shfaqur mavijosje në fytyrë. Policia e arrestoi burrin dhe e akuzoi për sulm në familje.

Megjithatë, gjatë dëshmisë në gjykatë, ajo ndryshoi deklaratën e saj, duke thënë se bashkëshorti nuk kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ajo përmendi se kishte konsumuar alkool, i cili mund të kishte kontribuar në përkeqësimin e situatës. Në lidhje me mavijosjen, ajo pranoi se gënjeu policinë dhe tha se lëndimi nuk ishte shkaktuar nga burri i saj.

“Nuk doja që ai ta dinte se unë kisha bërë botoks, ndërhyrjen e bëra në mëngjes. Më pyeste si e kam kaluar ditën dhe unë i thosha gënjeshtra të ndryshme. Prandaj i thashë policisë se ma ka shkaktuar mavijosjen në fytyrë, nuk doja që ta dinin për botoksin. Ai është një burrë i mirë, kemi një fëmijë. Ne u grindëm dhe gjatë sherrit unë hodha një shishe. Ai thoshte “më pëlqen ashtu siç je”.

Nga ana tjetër, burri në deklarimin e tij u tha gjyqtarëve se gruaja “nuk kishte nevojë të bënte botoks”, ndërsa mohoi se kishte goditur gruan e tij.

“Ajo hodhi një shishe, unë nuk e godita. Mora fëmijën dhe dola jashtë për t’u qetësuar. I thashë të thërriste policinë. Ajo u tërbua, nuk mund të qetësohej. Ajo ishte shumë nervoze. Unë nuk dua që ajo të bëjë botoks, unë dua që ajo të jetë ashtu siç është. Ajo është 38 vjeçe dhe do të pendohet më vonë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit