Roman Burtsev, një ish-model dhe imitues rus i Leonardo DiCaprio-s, ka përfunduar në frontin e luftës në Ukrainë. Pasi shtoi në peshë dhe humbi mundësitë e tij në fushën e aktrimit, Burtsev, 41 vjeç, është mobilizuar nga autoritetet ruse për të shërbyer në ushtrinë e Putinit. Më parë, Burtsev kishte fituar njohje për ngjashmërinë e tij me aktorin amerikan, duke fituar konkurse si imitues dhe duke marrë pjesë në disa reklama dhe pjesë teatrale. Megjithatë, me kalimin e viteve dhe shtimin e peshës, mundësitë e tij për punë filluan të pakësoheshin.
Para se të bëhej i famshëm si "versioni rus i DiCaprio-s," Burtsev kishte punuar si specialist IT. Tani, ai është dërguar në front, në atë që shumë kritikë e luftës e quajnë "mish për top," duke përshkruar mënyrën se si ushtarët nga të dyja palët përballen me rreziqet e tmerrshme të konfliktit. Në fotografi të fundit të publikuara, Burtsev duket dukshëm më i shëndoshë, me uniformë dhe armë në dorë.
Politikat agresive të rekrutimit në Rusi dhe Ukrainë kanë dërguar shumë burra të rinj në fushëbetejë. Në Rusi, raportohet se në rast humbjeje të jetës në luftë, familjet e të rënëve marrin kompensim prej rreth 100,000 dollarësh. Po ashtu, ligje të reja të nënshkruara nga Putin lejojnë që kriminelët të shpëtojnë nga ndjekja penale nëse pranojnë të luftojnë, një veprim që ligjvënësit e kanë justifikuar si një formë pendese për krimet e tyre.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.