Në redaksinë e JOQ, kanë mbërritur denoncime dhe raportime saj se dhjetëra organizata, individë dhe nisma që kanë zbatuar projekte gjatë vitit 2022 ende nuk i kanë përfituar fondet për të rimbursuar shpenzimet e nismave rinore në të gjithë Shqipërinë, nga Korça në Gjirokastër.
"Ne zhvilluam takime ndërgjegjësuese me prindër për aftësinë e kufizuar dhe kam paguar nga xhepi im," tha një prej drejtueseve të OJF-ve. "Na bënë shumë presion me faturat dhe përmbylljen e projekteve; dhe megjithëse kemi qenë korrekt, na kanë mashtruar dhe askush nuk e di kur do të marrim paratë."
"Ne kemi gjithë atë staf pa paguar, dhe shumica janë studentë. Nga Këshilli Rinor Kombëtar, na thonë se nuk është faji ynë por i bashkisë që nuk kalon fondet. Informalisht thuhet se projektet do të mbyllen përpara zgjedhjeve."
Organizatat dhe individët po organizohen në mënyrë informale për ta çuar çështjen në gjykatë dhe kjo vonesë ka çuar në dështimin e projekteve. Megjithatë, në Tiranë propaganda vazhdon dhe aktivitetet shiten si të suksesshme dhe me impakt social, kur në të vërtetë Bashkia Tiranë ende nuk ka konkretizuar finalizimin e pagesave.
Çfarë ishte "Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë"?
Titulli "Tirana European Youth Capital 2022" u zbatua gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe i është akorduar Tiranës nga Forumi Rinor Evropian. Programi synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi dhe të lidhë të rinjtë.
Nuk është hera e parë që fondet keqpërdoren, siç është rasti i fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.