U vra me plumb në kokë, kush ishte muratori Beni Arshiaj, zbardhet skeda

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.10.2024, 13:37

Të dielën e djeshme, më 6 tetor, 37-vjeçari shqiptar u zu në pritën vdekjeprurëse. Beni Arshiaj , u qëllua me plumb në kokë në sy të birit, në oborrin e shtëpisë, teksa ndodhej brenda furgonit.

Një ditë pas krimit të kryer pak para kortezhit në Oratoio , një fshat i Pizës, të afërm dhe miq të viktimës mbërritën përpara shtëpisë së Beni Arshiajt, ku muratori 37-vjeçar jetonte me bashkëshorten Inxhin dhe dy fëmijët e vegjël.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 37-vjeçari ishte emigrant pa precedentë penalë dhe me skedë të pastër, punonte si murator dhe lëvizte me furgonin e tij të bardhë për punë.

Arshiaj njihej si banor i rregullt në zonë dhe jo problematik. Gjithashtu, të afërmit kanë folur lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Kam ardhur nga Gjermania pasi më lajmëroi motra ime që jeton në Shqipëri”, tha Dorian Atsiot , vëllai i gruas së viktimës. “Me sa di unë ai nuk kishte precedentë penalë dhe për momentin nuk mund të shpjegojmë se çfarë ka ndodhur. Ai ka më shumë se dhjetë vjet i martuar me motrën time. Ata kanë një vajzë të vogël dhe një djalë të vogël. Djali pa babain e tij të vdekur brenda furgonit”.

Gjithashtu, Doriani tregon për orët para krimit, të cilin komisariati e përshkruan si ekzekutim. Ai tregon se pasi hëngrën drekë në një restorant me ushqim të shpejtë, babai dhe djemtë shkuan për të larë furgonin dhe makinën. Më pas, ai kaloi një pjesë të pasdites me miqtë para se të kthehej në shtëpi në orën 21:00 për të ngrënë darkë, që ishte edhe çasti kur u vra 37-vjeçari.

“Ai ishte me miqtë. Shkoi në shtëpi, parkoi furgonin dhe e nxorën jashtë. Një orë pas krimit, kur mbërrita, motori i furgonit ishte ende në punë. Gruaja dëgjoi të shtënat, por mendoi se ishin fishekzjarrë. Pastaj, një fqinj e paralajmëroi dhe ajo doli jashtë. Të shohësh skenën e furgonit me burrin e vdekur brenda dhe me fëmijët që qanin të dëshpëruar ishte një tronditje”, tha Florat Veshaj, shoku i fëmijërisë së viktimës.

Ndërkohë, policia tha se po heton të gjitha pistat, teksa ka mbledhur dëshmitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit