Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2024, 12:02
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, e ka shpërndarë abetaren e unifikuar me Shqipërinë dhe Kosovën, e cila do të përdoret si material shtesë nga nxënësit shqiptarë të klasës së parë.
Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani, u shpreh i lumtur që është pjesë e shpërndarjes së abetares së unifikuar, ndërsa theksoi se kjo për fëmijët simbolizon edhe fillimin e marrëdhënieve me gjuhën dhe traditat shqiptare.
“Ishte përvojë e bukur dhe emocionuese që të jem pjesë në hapat e parë të udhëtimit drejt botës së tyre të dijes dhe zbulimit të këtyre nxënësve të vegjël. Abetarja që ne japim sot është më shumë se sa një mjet ditaktit. Simbolizon fillimin e marrëdhënieve të tyre me gjuhën dhe traditat tona kombëtare. Kjo shkollë nuk është e fundit, do të vazhdojmë ta shpërndajmë abetaren në të gjithë territorin e shtetit”, tha ambasadori Meidani.
Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se do të vazhdojnë të punojnë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Shqipërinë dhe Kosovën.
“Fëmijët e Maqedonisë së Veriut do të jenë të barabartë me fëmijët nga Shqipëria dhe Kosova. Është hap simbolik, por e fillojmë një proces të harmonizimit të të gjitha teksteve shkollore me Shqipërinë dhe Kosovën. Në periudhën që vjen do të punojmë që kjo abetare të jetë materiali kryesor për mësimin e gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për material të rëndësishëm shkollor, pasi aty fillon komunikimi në gjuhën amë. Është angazhim i asaj që planifikojmë të bëjmë në periudhën e ardhshme”, tha Kasami.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.