Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të sjell vendim përfundimtar për “balancuesin”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2024, 11:58

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar nëse do të shfuqizohet ose jo “balancuesi” – mekanizmi që garanton përfaqësim të drejtë gjatë punësimeve nëpër institucione shtetërore.

Momentalisht, balancuesi është i pezulluar dhe gjatë punësimeve nuk mbahet llogari për përkatësinë etnike të kandidatëve.

Gjykata Kushtetuese më 18 shtator vendosi të nisë procedurë në lidhje me nismën e përbërjes së kaluar të Antikorrupsionit që kontestonte kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë në institucione.

Në arsyetim janë përmendur mbipopullimi i institucioneve dhe administratës, përfshirë edhe deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike, përkatësisht keqpërdorimin e instrumentit.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbështetur hapjen shfuqizimin e balancuesit, duke theksuar se këtë e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian. Opozita shqiptare e ka kundërshtuar ashpër shfuqizimin e balancuesit, ndërkaq VLEN ka theksuar se balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit