Përmbytjet e fundjavës në Vlorë kanë shkaktuar dëme kolosale në dhjetëra shtëpi e biznese.
Dëmtime të rënda nga vërshimi i ujit ka pësuar edhe infrastruktura në shumë prej lagjeve dhe rrugicave kryesore të qytetit bregdetar.
Banorët e lagjes Kalaja i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rrugëve pas përmbytjeve masive. Ata thonë se prej 25 vitesh përballen me probleme të tilla dhe pas çdo shiu të rrëmbyeshëm, rruga bëhet e pakalueshme, duke detyruar banorët të investojnë individualisht për të riparuar dhe shtruar rrugën, ndërkohë që bashkia nuk ka marrë asnjë hap për të zgjidhur këtë çështje.
Sipas tyre shkaku i këtyre problemeve është devijimi i rrjedhës së përroit, i bërë nga disa individë dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në infrastrukturën e zonës. Banorët kërkojnë që Ermal Dredha, kryetari i bashkisë, të kthejë vëmendjen në këtë zonë dhe të marrë masa për shtrimin e rrugës që nuk është më shumë se 500 metra.
Ata thonë se është turp që në vitin 2024, një nga zonat më të bukura dhe turistike të Vlorës të vazhdojë të përballet me këto probleme infrastrukturore. Banorët kërkojnë një përgjigje dhe veprime konkrete nga autoritetet.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ Doja te ndaja me ju nje shqetesim. Ne lagjien ku jetoj tek Kalaja ne Vlore kemi gjithmon te njejten situate prej 25 vitesh. Sa here qe bje shi i rrembyeshem, rrugen duhet ta shtrojme nga e para individualisht pasi bashkia nuk e ka marr mundimin as te vi njeher te interesohet edhe pse kemi ber kerkese per takim. Zanafilla e problemit eshte devijimi i rrjedhes se perroit te cilin e kane devijuar ne rruge disa persona. Do ti kerkoja Ermal Dredhes te kthej syte njeher edhe ketej, ta shtroj rrugen pasi 500 metra rruge jan. Jemi ne 2024 dhe eshte turp qe nje nga zonat me perl dhe turistike te Vlores te kete akoma keto probleme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.