Shqiptari vritet në Spanjë, disa persona e braktisën në derën e spitalit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.10.2024, 09:33

Policia spanjolle po heton vdekjen e një shqiptari që u vra pasditen e së shtunës në Girona, Spanjë.

Shqiptari ende i paindetifikuar u braktis nga disa persona jashtë urgjencës të Spitalit Blanes (Girona) dhe vdiq pak më vonë për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe disa persona ende të paidentifikuar dhe që kishin një automjet me targa të huaja, e kanë lënë të plagosurin rëndë jashtë ambienteve të spitalit dhe janë larguar.

Sipas mjekëve të spitalit, shqiptari ka një dëmtim në kokë dhe aktualisht po përpiqen të përcaktojnë se çfarë lloj arme mund ta ketë shkaktuar atë.

Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, në stacionin e policisë Lloret de Mar Mossos d’Esquadra, është paraqitur një shtetas i cili deklaron se ka dijeni për krimin. Nuk dihet ende nëse personi është i përfshirë në vrasje apo ka qenë në automjetin që braktisi trupin e viktimës. Paraprakisht mendohet se shkak i ngjarjes janë përplasjet për trafikun e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në Spanjë.

Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i Mossos në Girona ka marrë përsipër çështjen dhe delegacioni gjyqësor, i kryesuar nga gjykata hetimore 5 e Blanes, ka shkuar në vendngjarje. Hetuesit po ndjekin gjurmët e makinës së braktisur para spitalit dhe po punojnë edhe për identifikimin e personave që udhëtonin.

Trupi i viktimës është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona, ku ekspertët mjeko-ligjorë pritet të bëjnë autopsinë të hënën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Hetuesit po analizojnë kamerat e vëzhgimit me video nga spitali dhe zonat përreth për të gjurmuar rrugën e automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit