Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Memedi: Do të ketë përgjegjësi dhe sanksione

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2024, 08:31

Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka reaguar pas vdekjes së foshnjës 14 muajshe.

Memedi thotë se humbja e vogëlushes, Ruja Sulisi është tragjedi, teksa premton se do të ketë dhe përgjegjësi.

“Si prind dhe si mjek, humbja e vogëlushes Ruja Sulisi për mua është një tragjedi e madhe! Ruja ishte në moshë pak më e vogël se vajza ime Dua. Nuk ka fjalë që mund t’i ngushëllojnë prindërit, nuk ka fjalë që mund ta zbusin dhimbjen sepse nuk ka gjë më të trishtë sesa kur prindi e humb fëmijën. Shpreh ngushëllime për dhimbjen të cilën po kalojnë por edhe porosinë se nuk do të jem i qetë derisa t’i zbuloj shkaqet për humbjen e jetës së vogëlushes Ruja. Nga dje bashkpunojmë me organet hetuese që të verifikohen të gjitha faktet. Unë para se gjithash jam prind dhe ndjej obligim emocional, ndërsa si mjek kam edhe obligim profesional e etik që të bëj çmos të mos mbetet edhe ky rast pa epilog, si shumë raste në të kaluarën. Në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i involvuar në këtë rast, me emër e mbiemër! Mjaft më me sjellje të papërgjegjshme, sidomos në shëndetësi! Këtu nuk ka vend për improvizime dhe bartje të fajit! Koha është për përgjegjësi!”, ka shkruar Memedi.

Kujtojmë se prindërit e vajzës tashmë të ndjerë akuzuan mjekët për vdekjen e vajzës pasi siç deklaruan ata nuk e kanë pranuar në trajtim disa herë radhazi, duke e parë se vajza ka pasur gjendje të rëndëuar shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit