Wizz Air shtyn fluturimin me 20 orë, qytetarët të lënë mes 4 rrugëve: “Mos prisni më nga kjo kompani”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2024, 23:53

Denoncimet ndaj Wizz Air duket se nuk kanë të mbaruar!

Së fundmi, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për papërgjegjshmërinë e kompanisë ajrore Wizz Air.

Sipas denoncuesve, fluturimi Milano-Tiranë i parashikuar për sot në orën 23:35 është shtyrë pa njoftim paraprak, duke lënë qytetarët në aeroport pa asnjë zgjidhje. Sipas denoncimeve të mbërritura, fluturimi është shtyrë për nesër, të hënën, në orën 19:00.

Denoncimi i parë:

"Pershendetje JOQ. Jemi në aeroportin e Milanos, Malpensa, dhe Wizz Air na ka anuluar fluturimin që kishim sot në orën 23:35 pa dhënë asnjë arsye, duke na e shtyrë për të hënën në orën 19:00. Na kanë lënë mes katër rrugëve."

Denoncimi i dytë:

"Mirmbrema JOQ👋 Kam vajzën me dy shoqe, kanë pasur për t'u kthyer nga Milano sonte në orën 11 me Wizz-in. Pa njoftim, pa asgjë, ua kanë shtyrë për nesër në orën 19:00. E di që nuk keni çfarë bëni, por të paktën mos prisni më nga kjo kompani e mbaruar. Jeni më të mirët, të paktën qajmë hallin te ju."

Rastet e vonesave nga kompania Wizz Air janë të panumërta, ku shumë qytetarë denoncojnë shpesh situata të ngjashme. JOQ Albania publikuar disa raste të tjera ku qytetarët janë përballur me vonesa dhe anulime të papritura të fluturimeve.

Wizz Air vazhdon të tregojë një mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve, duke krijuar probleme të mëdha për ata që mbështeten tek kjo kompani për udhëtimet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit