Hakerat kinezë depërtojnë në sistemet e përgjimit të gjykatave amerikane

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2024, 23:23

Një grup hakerësh kinezë ka depërtuar në rrjetet e disa ofruesve të internetit në SHBA, duke marrë akses në sistemet e përdorura nga qeveria federale për përgjime të autorizuara nga gjykatat, raporton Wall Street Journal.

Ndër kompanitë e prekura nga ky sulm janë Verizon Communications, AT&T dhe Lumen Technologies. Sipas burimeve të njohura me çështjen, hakerët mund të kenë pasur akses për muaj të tërë në infrastrukturën e rrjetit që përdorin këto kompani për të bashkëpunuar me kërkesat e ligjshme për të dhënat e komunikimit në SHBA.

Sulmi kibernetik i kryer nga hakerat kinezë me qëllim mbledhjen e informacioneve të klasifikuara nga SHBA, i është dhënë emri "Salt Typhoon" nga hetuesit amerikanë. Ky incident vjen pas një tjetër sulmi të ngjashëm të njohur si "Flax Typhoon," të cilin autoritetet amerikane e ndërprenë më herët këtë vit.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Kinës mohoi çdo përfshirje, duke e quajtur raportin një përpjekje të SHBA-së për të "krijuar një narrativë të rreme" kundër Kinës. Ministria deklaroi se përqendrimi në sulme të tilla të fabrikuara vetëm sa pengon përpjekjet globale për të trajtuar sfidën e sigurisë kibernetike në mënyrë të përbashkët përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Lumen Technologies refuzoi të komentonte mbi ngjarjen, ndërsa Verizon dhe AT&T nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit