Toyota ndërpret mbështetjen dhe sponsorizimin për paradat LGBTQ+

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2024, 20:36

Gjigandi japonez i prodhimit të automobilave, Toyota, ka njoftuar një ndryshim në qasjen ndaj programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI), duke deklaruar se nuk do të mbështesë dhe nuk do të sponsorizojë më evente si paradat dhe festivalet e LGBTQ+ Pride në SHBA.

Në një memo të shpërndarë për 50,000 punonjës dhe mbi 1,500 pika shitjeje, Toyota shpjegoi se ky vendim vjen pas debatit të politizuar mbi angazhimet e biznesit për DEI.

Toyota tha gjithashtu se nuk do të mbështesë më asnjë aktivitet kulturor që nuk lidhet drejtpërdrejt me edukimin në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) ose me përgatitjen për tregun e punës.

Sipas Bloomberg, kompania do të heqë dorë edhe nga pjesëmarrja në sondazhet kulturore dhe do të ndërpresë përfshirjen e saj në Indeksin Vjetor të Barazisë Korporative të Human Rights Campaign (HRC).

Në vend të kësaj, Toyota synon të përqendrojë grupet e burimeve të punonjësve në zhvillimin profesional, rrjetëzimin dhe mentorimin, duke i afruar këto përpjekje më pranë objektivave të biznesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit