Edhe pse një javë më parê meteorologët kishin paralajmëruar reshje me intensitet të lartë në Ultësirën Perëndimore të vendit, Vlora u gjend krejtësisht e papërgatitur për përmbytjet masive që përfshinë qytetin.
Që prej të premtes, disa prej lagjeve të Vlorës janë në pushtetin e ujit i cili ka arritur 2 metra lartësi dhe ka shkaktuar dëme kolosale për më shumë se 30 familje dhe dhjetëra biznese.
Banorët e lagjes Karabash thonë se dëmet si në shtëpi ashtu edhe biznese janë të pa llogaritshme. Ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut që të heqë dorë nga premtimet e kota dhe të angazhohet me pastrimin e kanaleve kulluese, pasi situata e tanishme do ishte shmangur nëse punën do ta kishte kryer në të vërtetë ashtu siç duhet dhe jo vetëm sa për show dhe foto.
Mesazhi i banorëve;
Kjo eshte situata reale qe ka qen ne lagjen Karabash ne qytetin e Vlores. Jan pamje te kapura nga kamerat e shpis.
Dua ti bej thirje bashkise vlore te heqin dore nga premtimet e kota dhe bidonat me uji qe cojne neper familje.
Demet jane te pa llogariteshme nga uji qe arrin ne 2m lartesi.
Pastroni kanalet kulluese dhe kto situata mund te shmangen plotesisht dhe me e rendesishmja edhe kryetarit dhe servilave nuk u behen kepucet pis duke ber foto duke ber sikur punojne