Një vizitor në Muzeun Botëror të Vjenës ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po prezantohen artefaktet historike që i përkasin heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Shqiptari ndan zhgënjimin e tij me ndjekësit e JOQ, duke vënë në dukje se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, simbole kyçe të historisë kombëtare shqiptare, ishin të ekspozuara pa asnjë përmendje të nacionalitetit, emrit apo historisë së heroit kombëtar shqiptar.
Sipas tij, kjo përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm nga vitet e mëparshme, kur historia dhe origjina e këtyre artefakteve përshkruheshin me detaje në ekspozitë. Vizitori theksoi se këto objekte mbeten ndër më të shikuarat dhe fotografuarat në seksionin e armëve dhe mburojave të muzeut, por trashëgimia shqiptare e tyre është fshirë nga përshkrimet.
“Është me të vërtetë turp, si për shtetin e Shqipërisë, ashtu edhe për Kosovën. Mendoj qe ësht në interesin e gjith kombit që të ndërmerret diqka qe kjo gjë te korrigjohet,”-u shpreh vizitori, duke kërkuar që të ndërmerren veprime për ta korrigjuar këtë situatë.
Ai theksoi se është në interesin e të gjithë kombit shqiptar që të sigurohet përfaqësimi i duhur i trashëgimisë së Skënderbeut në muzetë ndërkombëtare.
SHKRIMI I PLOTË:
“Pershendetje JOQ
Sot isha ne Muzeun Boteror te Vienes ku gjendet Shpata dhe Perkrenarja e heroit të Kombit Shqipetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Fakti që me bëri te ndihem keq ishte që në as një pik tek pershkrimi i Artefakteve Historike nuk përmendej as Hisotia e as Nacionaliteti e as Emri Shqipetar gjë që para disa vitesh nuk ishte keshtu ku trregohej e pershkruhej Historia e prejardhja ne detaje.
Vlen te ceket se ishte një ndër objektet më të shiquara e fotografuara tek pjesa e Armëve dhe Mburojave të luftrave.
Me te vertet turp per Shtetin e Shqiperis e gjithashtu ate te Kosoves.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.