Al Pacino rrëfen përvojën afër vdekjes: S’pashë asnjë dritë të bardhë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.10.2024, 23:36

Shpesh dëgjojmë raste të përvojave afër vdekjes, ku shumë njerëz tregojnë se kanë parë drita të bardha, u ka kaluar jeta e tyer përpara syve në fragmente sekondash, ose kanë parë një tunel apo fushë me lule. Megjithatë, rasti i aktorit të famshëm Al Pacino është krejt ndryshe.

Ai ka rrëfyer detaje rreth përvojës së tij pranë vdekjes ndërsa luftonte me COVID-19, ku për pak sa nuk humbi jetën.

84-vjeçari Pacino zbuloi se gjatë sëmundjes së tij, pulsi i ndaloi dhe ekipi i urgjencës luftoi për ta rikthyer në jetë.

"Unë nuk kisha puls," tha ai për The New York Times Magazine. "Brenda pak minutash, ata ishin aty, ambulanca mbërriti në shtëpinë sime. Kishte rreth gjashtë paramedikë në dhomën e ndenjes dhe dy doktorë, të veshur me kostume që dukeshin sikur vinin nga hapësira."

Aktori i "The Godfather" dhe "Scarface" rrëfeu se filloi të ndjehej keq dhe një prej punonjësve të tij thirri një infermiere. Ai kishte temperaturë dhe ishte dehidruar dhe humbi vetëdijen.

"Nuk pashë dritën e bardhë apo ndonjë gjë tjetër," pranoi ai. "Nuk e kisha menduar kurrë në jetë, por e di si janë aktorët: tingëllon bukur të thuash 'unë vdiqa një herë'. Po çfarë ndodh kur nuk ka më asgjë?"

Pavarësisht përvojës së frikshme, Pacino shprehet se është i lumtur që ka fëmijët e tij dhe një trashëgimi të gjatë kinematografike për të lënë pas.

Megjithatë, ai nuk duket i frikësuar nga vdekja. "Kështu është jeta," tha ai, duke e marrë me qetësi. "Nuk e kërkova unë, thjesht vjen, siç vijnë shumë gjëra të tjera."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit