Çiklistit profesionist nga Shkodra i vjedhin biçikletën e shtrenjtë: Policia s’po më ndihmon!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.10.2024, 22:49

Një çiklist profesionist nga Shkodra ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania vjedhjen e biçikletës së tij, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur pasi policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për ta zgjidhur çështjen.

Në mesazhin e tij, ai shprehet i zhgënjyer me reagimin e autoriteteve, të cilët sipas tij e kanë lënë çështjen pas dore për shkak se biçikleta mund të duket e pavlerë për ta.

I riu thekson se biçikleta ka një vlerë të konsiderueshme dhe se i nevojitet për sportin që ushtron.

Mesazhi plotë i denoncuesit:

“Përshëndetje JOQ! Jam një çiklist profesionist nga Shkodra dhe kërkoj ndihmën tuaj për të gjetur biçikletën time që ma kanë vjedhur, sepse policia nuk po më ndihmon. Thanë që do shkojnë të shikojnë kamerat, por e kanë lënë pas dore sepse biçikleta u duket e pavlerë. Vjedhja ka ndodhur në Shkodër, pas bibliotekës, sot me datë 5.10.2024. E kam lënë biçikletën në parking në orën 11:00 të mëngjesit dhe kam shkuar për ta marrë në orën 14:30, por nuk ishte aty. Ju lutem më ndihmoni! Biçikleta ishte e parkuar afër palestrës (garazhi), rruga Studentit, mbrapa bibliotekës. Po ju tregoj fotot e biçikletës dhe numrin tim të kontaktit: 0693710900. Ju lutem më ndihmoni sepse ka kushtuar shumë dhe më nevojitet për sportin që ushtroj.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit