I preu organin gjenital pasi mësoi për tradhtinë, i shoqi shkon për “takime intime” në burg

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.10.2024, 19:00

Një burrë, të cilit gruaja e tij xheloze i preu organin gjenital dhe ia hodhi në tualet, vazhdon ta vizitojë të shoqen në burg për "takime intime". Sipas mediave lokale, ai kishte gjetur një mënyrë tjetër për të kryer marrëdhënie, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Megjithatë, gjyqtari në Brazil ka vendosur t'i ndalojë takimet intime midis tyre, duke argumentuar se Gilberto Nogueira, 40 vjeç, është "viktima e krimit" dhe si i tillë duhet mbajtur larg nga bashkëshortja e tij, e cila kreu veprën.

Sipas raportimeve, bashkëshortja e tij, Daiane dos Santos Farias, e kishte lidhur gjatë paralojës dhe i kishte prerë organin, pasi kishte zbuluar nëpërmjet telefonit se ai e kishte tradhtuar. Por pavarësisht se ajo ia hodhi organin në tualet, Gilberto mund të kryejë marrëdhënie intime me gruan, e cila është dënuar me katër vjet burg. Ajo ndodhet në burgun e Mogi Guacu, ku sipas vendimit të ri të gjykatës, mund të takohen vetëm të ndarë nga një xham.

Gilberto ka botuar një libër me titull "Gjak i nxehtë: Çmimi i një tradhtie", ku përshkruan në detaje momentet e dhimbshme të incidentit të dhjetorit të vitit 2023. Në një letër drejtuar Gilberto-s, Daiane shprehte pakënaqësinë e saj, duke thënë se "nuk është e drejtë që nuk mund të kemi më intimitet." Ai, nga ana tjetër, përgjigjet me fjalë dashurie: "dashuria ime për ty, Daiane, është më e madhe se çdo gjë dhe shkon përtej koshiencës së drejtësisë".

Pavarësisht aktit të rëndë, Gilberto e ka falur gruan e tij dhe kjo ka çuar në heqjen e akuzës për tentativë vrasjeje. Daiane, ndërkohë, është bërë manikyriste në burg, ku vazhdon të vuajë dënimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit