Dogji me benzinë ish-gruan, Bledar Trëndafili përlotet në gjykatë: “S’më linte të shihja fëmijët”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.10.2024, 14:00

Bledar Trëndafili, 45 vjeç, u shfaq sot para gjykatës me lot në sy dhe në gjendje të rënduar psikologjike, duke u shprehur i penduar për aktin e rëndë që kreu një muaj më parë, kur i hodhi benzinë dhe i vuri flakën ish-bashkëshortes së tij, Melida Trëndafili. Ai tha se nuk kishte qëllim ta bënte këtë veprim, por u shty nga fakti që ish-gruaja nuk e lejonte të takonte fëmijët dhe e akuzoi atë për tradhti.

“Nuk doja ta bëja por arrita e bëra. Jam penduar. Ajo nuk më lejonte të takoja fëmijët, më tradhtonte dhe prandaj arrita deri atje”, tha ai në seancë.

Ngjarja ndodhi më 31 gusht në lagjen 2 të qytetit të Korçës, ku Melida pësoi plagë të rënda nga djegiet e shkaktuara. Pas ngjarjes, Bledari u arratis dhe qëndroi në kërkim për një muaj derisa u arrestua dy ditë më parë.

Gjykata e Korçës i caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Trëndafilin, duke pranuar kërkesën e prokurorisë për ta mbajtur atë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit