Së fundmi është publikuar një foto e autorit të dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në derën e apartamentit të marrë me qira nga motrat Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Incidenti i rëndë, që tronditi qytetin mëngjesin e 13 korrikut, plagosi rëndë 29-vjeçarin Enea Thomaraj, fqinji motrave, i cili nuk ishte shënjestra e atentatit me tritol C4, por që humbi jetën pas tre muajsh në luftë për jetën.
Prokuroria ende nuk ka arritur ta identifikojë autorin e dyshuar i cili sipas pamjeve duket i veshur me tuta të shkurtra, bluzë të bardhë dhe kapele dhe me një biçikletë.
Ai është filmuar nga kamerat e bizneseve të ndryshme rreth orës 02:00 të mëngjesit të 13 korrikut, duke lëvizur në rrugët e Elbasanit. Në orën 02:28, ai shihet pranë hyrjes së pallatit ku banonin me qira motrat Nikolli, nga Lezha. Duke lënë biçikletën poshtë pallatit, ai ka shkuar në katin e katërt dhe ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të motrave. Sipas prokurorisë, shpërthimi është aktivizuar me fitil.
Pas vendosjes së tritolit, autori largohet me biçikletë dhe për herë të fundit është filmuar rreth orës 05:35 të mëngjesit, duke u larguar nga zona.
Ngjarja tronditi publikun, pasi viktima nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin që kishte lindur në rrjetin social TikTok mes motrave Nikolli dhe një vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, i njohur si "Luli," i cili aktualisht është bashkëpunëtor i drejtësisë.
Motrat kishin denoncuar Dumanin në SPAK për kërcënime që ai u bënte nga burgu, por denoncimi i tyre nuk u mor seriozisht nga prokuroria. Vetëm pasi ndodhi shpërthimi në Elbasan dhe ngjarja mori përmasa të mëdha, SPAK ndërhyri dhe mori nën hetim çështjen e konfliktit mes motrave Nikolli dhe Dumanit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.