Kurti: Më 9 shkurt, fitorja jonë do të jetë më e madhe se më 2021

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2024, 16:15

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se partia e tij do të jetë në koalicion me GUXO e Aletarnativën dhe do të fitojnë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Ai ka kërkuar nga strukturat e partisë ta shtrijnë aktivizimin anembanë vendit, siç tha duhet ‘luftuar’ për çdo votë e besim të qytetarëve.

“Me GUXO dhe Altnerantivën do të jemi bashkë në koalicion, siç kemi qenë bashkë në fushatë, bashkë në fitore, në qeverisje, së bashku, sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme, para qytetarëve jemi ballëhapur e të gëzuar se askush tjetër para nesh, e nuk mund të them pas nesh se do të fiojmë sërish në shkurt”.

“Shumica dërmuese e popullësisë vazhdon të na mbështetë së paku sa pranveren e vitit 2021, e mbase më shume se aq, por për zgjedhjet e ardhshme duhet të punojmë që të mbledhim gjysmëmilioni votave, andaj mos të llogarimin që në zgjedhjet e 438 mije vota të 14 shkurtit 2021 dhe tash duhet të orvatemi ta mbrojmë atë shifër, se të gjitha partitë nisin nga niveli zero, në duhet ta mbërrijmë atë që kemi arritur, dhe ta tejkalojme sepse na nveojtitet shumica e qëndrushme për vazhdimin e reformave të thella. Nga java e ardhshme na ndajnë katër muaj nga fitorja e tretë që do ta shënojmë më 9 shkurt, do të jetë një fitore më e lartë, më e thellë, më e madhe, më e gjërë se në vitin 2021”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa ka folur për qeverisjen e tij, Kurti ka thënë se është krenar me të arriturat.

“Pas 3-vjet e gjysmë të qeverisje jemi krenar me të arriturat dhe sukseset e shumta, Kosova sot është shumë më mirë se sa e gjetëm në pranverën e vitit 2021. Është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm e përparim të vazhdueshëm. Jemi zotuar për punësim e drejtësi, dhe këtë po e bëjmë për çdo ditë me krejt çfarë dijmë e çfarë mundemi”.

“Kjo vjeshtë e ka gjetë Kosovën me 425 mijë të punësuar, kur filluar tv qeverisim kishte 350 mijë të punësuar, këta 75 mijë të punësuar më shumë për 3 vit e gjysmë nuk do të mbërriheshim pa u rritur ekonomia dhe pa shpërbndarjen që kemi bërë në fusha të ndryshme. Eksportet janë fyshihuar, kurse invesitmet e huaja më shumë se janë dyfishuar. Poashtu e kemi rritur dy herë pagën. Progresi ynë dhe qëndryeshmëria e këtij progresi janë të pashmebullt në Kosovën e pasluftës”, ka deklaruar Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit