Kurti: Serbia katër herë e ka sjell ushtrinë te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjërësinë 5 kilometra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2024, 12:17

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e e Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe sulmin e para një viti në Banjskë.

Ai ka thënë se nomalizimi i marrëdhënieve duhet të jetë normal dhe se duhet të ketë nënshkrim të marrëveshjes si garanci e qëllimit dhe vullnetit të secilës palë.

Kurti tha se Milan Radojiçiq që ka aktakuzë 160 faqe duhet t’i dorezohet autoriteteve tona, ndërsa tregoi edhe sa herë Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufi me Kosovën.

“Sulmi terrorist në Banjskë kishte për qëllim konflikt të gjërë e të gjatë, me gjithë atë armatim me qëllim të aneksimit të veriut, ata duan ndarjen e Kosovës”, tha ai.

“Brenda dy vjetëve, Serbia katër herë e ka sjell ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjërësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Ajo u pat hequr në gushtin e vitit 2010 kur kryeministër i Serbise ishte Zoran Gjingjiq dhe këtë po e përdorë regjiimi i Vuçiqit, i cili po sjell artileri dhe trupa shtesë, dhe sistem kundërajor kinez përbrenda këtij rripi 5 kilometërsh”, tha Kurti.

Kryeministri tha se “unë ka kohë bukur moti që kam dalë nga burgu, por udhëheqja e Serbisë nuk ka dalë ende nga koha kur isha unë në burg”.

Kurti tutje tha se Vuçiq po dëshiron të kthehet prapa në kohë.

“Herë para vitit 1999 kur Kosova u çlirua, herë para vitit 2008 kur u shapll pavarësia, herë para vitit 2021 kur u zgjodh qeveria jonë”, tha Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit