“Vendi ku sakrifikoheshin fëmijët për të qetësuar perënditë”, zbulohet varreza 600-vjeçare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.10.2024, 11:00

Në afërsi të qytetit Trujillo në veri të Perusë, arkeologët kanë zbuluar eshtra që i përkasin disa dhjetëra fëmijëve, të cilët mendohet se janë sakrifikuar rreth 600 vjet më parë. Arkeologu Julio Asencio raportoi se shumë prej skeleteve paraqesin shenja prerjesh në kraharor dhe brinjë, dhe secili fëmijë është varrosur individualisht. Përveç fëmijëve, aty janë gjetur edhe eshtrat e dy të rriturve dhe kockat e nëntë kafshëve lama, që besohet se janë ofruar si flijim për të simbolizuar burime jetese si ushqimi, veshjet dhe transporti.

Sipas Asencio-s, këto gjetje ndoshta i përkasin civilizimit Chimu, i cili dominoi rajonin verior të Perusë nga viti 700 deri në fund të viteve 1400. Historikisht, mendohet se këto sakrifica janë bërë për të qetësuar perënditë pas përmbytjeve dhe shirave të dendur që goditën rajonin. Rreth një dekadë më vonë, Chimu-t u pushtuan nga inka-t.

Në të kaluarën, shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër vend sakrificash të masës, ku u flijuan 140 fëmijë nga po i njëjti grup, me shenja që tregojnë se atyre u ishin hequr zemrat pas prerjes në kraharor dhe brinjë. Gërmimet kanë sjellë në dritë eshtra të qindra kafshëve lama në të njëjtën zonë. Përgjatë viteve, arkeologët kanë zbuluar shumë rrënoja të kulturave të ndryshme në Peru, duke përfshirë perandorinë Inka, e cila 500 vjet më parë shtrihej nga Ekuadori i sotëm deri në qendër të Kilit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit