Rrëshqitje dheu në Bypass-in e Vlorës, bllokohet kalimi në këtë segment

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.10.2024, 10:10

Në redaksinë tonë kanë mbërritur video shqetësuese që tregojnë rrëshqitje të dheut në zonën e Bypass-it të Vlorës, duke krijuar situatë të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.

Reshjet e dendura të shiut gjatë pasdites së djeshme në Vlorë kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në Bypass-in e Vlorës.

Mësohet se është bllokuar një pjesë e rrugës në Orikum edhe rruga për në Radhimë.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin në këtë segment rrugor, pasi rrëshqitja e vazhdueshme e dheut mund të çojë në aksidente të rënda.

Kalimi në këtë zonë duhet të evitohet deri në ndërhyrjet e duhura për stabilizimin e terrenit dhe sigurinë e plotë të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit