S'kanë të ndalur denoncimet ndaj kompanisë 'Wizz Air'.
Së fundmi, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me vonesat e shpeshta dhe të gjata të fluturimeve nga kompania në fjalë.
Një qytetar i irrituar tregon se fluturimi i tij nga Tirana për në Romë, i planifikuar për orën 16:25, është shtyrë thuajse 10 orë, deri në orën 02:15 të natës.
Në denoncimin e tij ai shprehet:
"Përshëndetje JOQ! Vonesat e Wizzit janë të tmerrshme, nga ora 16:25 që ishte nisja, fluturimi është shtyrë deri në orën 02:15 të natës."
Qytetari ka dërguar dhe një foto nga ekranet e aeroportit ku tregohet qartë shtyrja e fluturimit Tiranë-Romë.
Rastet e vonesave nga kompania Wizz Air janë të panumërta, ku shumë qytetarë denoncojnë shpesh situata të ngjashme. JOQ Albania ka raportuar pak kohë më parë për një tjetër vonesë të pajustifikueshme të kësaj kompanie, ku fluturimi Tiranë-Milano Bergamo ishte shtyrë për më shumë se 7 orë.
Në atë rast, qytetarët ishin lënë pa asnjë shpjegim të qëndronin në këmbë në aeroport, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, duke pritur për një fluturim që duhej të nisej në orën 17:20, por u shty deri në 00:45 të natës.
Këto vonesa të zgjatura po kthehen në një problem të vazhdueshëm, duke shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek udhëtarët.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.