Hakeri zbulon fjalëkalimet që s’duhet t’i përdorni kurrë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.10.2024, 20:50

Siguria në internet është thelbësore në një botë ku krimi kibernetik është në rritje të vazhdueshme.

Një haker dhe ekspert në fushën e sigurisë kibernetike, Joe Cockroft, i cili përdor talentin e tij për mirë, ka zbuluar kombinimet e fjalëkalimeve që duhen shmangur me çdo kusht, për të mbrojtur të dhënat personale dhe paratë tuaja.

Pse është e rëndësishme të keni fjalëkalime të sigurta?

Hyrja e paautorizuar në llogaritë tuaja mund t'ju 'përmbysë jetën' brenda pak minutash, duke përfshirë humbjen e parave nga llogaria bankare, si dhe aksesin në rrjetet tuaja sociale, si Instagram apo Facebook. Në vitin 2024, kostoja vjetore e krimit kibernetik pritet të arrijë deri në 7 milionë paund, me rritje të parashikuara për çdo vit me 15% për dy vitet e ardhshme.

Një nga mënyrat më të thjeshta që hakerët përdorin për të fituar akses në informacionet tuaja financiare apo private është përmes kombinimeve të dobëta të fjalëkalimeve. Përdorimi i fjalëkalimeve të thjeshta si "123456" ose "password" është një rrezik i madh për çdo përdorues.

Cilat janë gabimet që duhen shmangur kur zgjidhni një fjalëkalim?

Sipas Joe Cockroft, nuk duhet të përdorni kurrë informacione të identifikueshme si emrat e anëtarëve të familjes, qytetin ku jetoni ose skuadrën tuaj të preferuar të futbollit. Hakerët shpesh përdorin informacione nga profilet tuaja në rrjetet sociale për të gjurmuar fjalëkalimet.

NordPass zbulon se shumë fjalëkalime popullore janë tepër të thjeshta dhe të lehta për t’u zbuluar. Këshilla kryesore është të mos i përdorni këto kombinime të thjeshta dhe të mos i ndryshoni fjalëkalimet shpesh, përveç nëse dyshoni për një kompromentim të mundshëm.

Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim

Përdorimi i të njëjtit fjalëkalim në disa llogari është një nga rreziqet më të mëdha. Nëse një fjalëkalim komprometohet, hakerët mund të kenë akses në të gjitha llogaritë tuaja të tjera. Për këtë arsye, një menaxher fjalëkalimesh është një zgjidhje efektive, duke siguruar që fjalëkalimet të mos ruhen në vende të pasigurta si shënime në telefon apo në shfletues.

Fjalëkalimet që duhet të shmangni

Lista më poshtë, e ofruar nga NordPass, përmban fjalëkalime që hakerët mund t'i zbulojnë brenda sekondash.

  • 123456
  • admin
  • 12345678
  • 1234
  • 12345
  • password
  • 123
  • Aa123456
  • 1234567890
  • 1234567
  • 123123
  • 111111
  • Password
  • 12345678910
  • 000000
  • admin123
  • 1111
  • P@ssw0rd
  • root
  • 654321
  • qwerty
  • Pass@123
  • 112233
  • 102030
  • ubnt

Si të mbroni veten në internet

Fjalëkalimet komplekse, me përzierje numrash, simbolesh dhe shkronjash, janë mënyra më e mirë për të mbrojtur informacionet tuaja. Gjithashtu, aktivizimi i autentifikimit me shumë faktorë (MFA), i njohur edhe si 2FA, mund të ndihmojë në verifikimin e identitetit tuaj përmes një kodi të dërguar në pajisjen tuaj mobile. Kjo shton një shtresë të sigurt mbrojtjeje ndaj hakerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit