Këtë të premte forcat amerikane dhe britanike sulmuan disa objektiva të Houthi-ve në Jemen, duke synuar sisteme armësh, baza dhe pajisje të tjera që u përkasin rebelëve të mbështetur nga Irani.
Avionët dhe anijet amerikane dhe britanike goditën fortesa të Houthi-ve. Numri i saktë i objektivave ende nuk ishte bërë i ditur pasi misioni po përfundonte.
Mediat raportuan se shtatë sulme goditën aeroportin e Hodeidës, një qytet-port i rëndësishëm dhe zonën Katheib, ku ndodhet një bazë ushtarake e kontrolluar nga rebelët.
Katër sulme të tjera u kryen në zonën Seiyana të kryeqytetit Sanaa, dhe dy të tjera goditën provincën Dhamar.
Mediat Houthi gjithashtu raportuan tre sulme ajrore në provincën Bayda, në juglindje të Sanaa.
Këto sulme pasuan vetëm disa ditë pas kërcënimeve të Houthi-ve për intensifikimin e operacioneve ushtarake kundër Izraelit, pasi ata pretendojnë se rrëzuan një dron ushtarak amerikan që po fluturonte mbi Jemen. Një javë më parë, grupi kishte marrë përgjegjësinë për një sulm kundër anijeve luftarake amerikane.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.