Zari i Ballukut i jep gati 1 MLN € oligarkëve Ismailaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2024, 13:11

Ish-drejtorët e OSSH lahen në para kur bie fjala tek tenderat publikë. Duke qenë se edhe drejtori më ordiner i Rilindjes ka pasuri marramendëse imagjinoni të mëdhenjtë.

Njëri prej tyre është ish-inxhinieri i CEZ Enea Ngjela i katapultuar drejtor i OSSH pas Tik Kupit. Zari i Belinda Ballukut po ngroh karrigen si shefi i Tensionit të Lartë teksa u bën qoka lart e poshtë oligarkëve.

Në një tender të fundit me vlerë gati 1 MILION €, Ngjela ia ka bërë dhuratë familjes oligarkike Ismailaj.

Me shifra të frikshme parash, nën urdhrat e Belindës Ngjela i ngre tensionin oligarkëve të lobojnë për PS, duke fuqizuar krahun e zv/kryeministres.

Në tenderin e fundit, Ngjela elektrik i OSSH e ka ndarë një dorë të mirë me Ardit Ismailajn, nipin e oligarkut Sadik Ismailaj. Kompania është në pronësi të Ismailaj Grup ku kanë patur aksione i gjyshi, i ati Jonuz Ismailaj dhe xhaxhai Idajet Ismailaj, të cilët kanë vendosur që nga viti 2022, 100% të aksioneve t’i menaxhojë 36-vjeçar, emri i të cilit është më pak i lakuar.

IDAJET ISMAILAJ

Ismailajt janë zotërues të kompanisë ALB-STAR, pronarë të stadiumit me kullë, zotërues të disa koncesioneve dhe zaptues të plazhit të Manastirit mes Sarandës dhe Ksamilit.

Miliarda euro në tendera publikë kanë shkuar për fisin e oligarkëve, me pasuri marramendëse të përftuar si financues të Rilindjes, material plot për t’u investiguar e për t’u skeduar për verifikim të pasurisë.

Procedura e shënuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve ekonomikë në garë nga autoriteti prokurues, ndër to, dy kompani nuk kanë dhënë dokumentacion duke marrë pjesë fiktivisht në garë, me qëllim për të shpallur fitues VIBTIS.

Nëse nuk kishit dëgjuar për Adriatik Kupin, paraardhësin e Tensionit të Lartë në OSSH, ish-drejtori zar i pushtetit i cili funksionon si marionetë për grumbullim votash për partinë në zgjedhje, po ju bëjnë një pasqyrim të shkurtër.

Tallavaxhiu i OSSH po ashtu si pasardhësi i tij Ngjela, të fik dritat kur bie fjala për para shtetërore sepse edhe ky i fundit ka dhënë miliona euro tendera për klientë të ndryshëm të qeverisë, duke përmendur këtu një tender me shifër të majme prej 1.7 MILIARD Lekësh me TVSH për Ismailajt.

Duke kënduar tallava krah Veliajt, Kupi ia ka bërë hyzmetin pushtetit në forma të ndryshme e tashmë po shijon milionat nga procedurat e prokurimeve publike pasi i ka lënë shëndenë postit.

KLIKO PËR TË PARË VIDEON

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit