Një incident i rrezikshëm është shënuar pak minuta më parë në rrugën Arkitekt Sinani në Tiranë, ku një pemë e përmasave të mëdha është rrëzuar mbi një automjet të parkuar.
Pamjet e siguruara nga JOQ, tregojnë një makinë tip “Mercedes-Benz” të dëmtuar nga rënia e pemës në mesin e mjetit. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ky incident ka sjellë edhe një herë në vëmendje problematikën e menaxhimit të gjelbërimit urban, veçanërisht në rastet kur pemët janë të dëmtuara apo shfaqin rrezik për mjedisin përreth. Banorët e zonës janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, duke kërkuar që bashkia të marrë masa për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.
Të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes, sidomos gjatë motit të keq apo erërave të forta, për të shmangur dëme të mëtejshme apo incidente të rënda.