Tonelata me ushqime në kosh, Thethi 24 orë pa drita, qeveria dhe OSHEE-ja në heshtje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.10.2024, 11:41

Banorët dhe bizneset në Theth kanë kaluar 24 orë pa energji elektrike, duke përballur situata kritike ndërkohë që autoritetet e OSHEE-së nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit. Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të kontaktuar drejtuesit e institucionit, mungon çdo shpjegim ose komunikim për shkakun e ndërprerjes së energjisë dhe kohën e rikthimit të saj.

Situata bëhet edhe më kritike për shkak të numrit të madh të turistëve që kanë mbushur bujtinat e zonës. Mungesa e energjisë po shkakton dëm të proceseve të përditshme të bizneseve.

Bizneset kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë. Ata vënë në dukje se, pavarësisht nga pagesat e rregullta të taksave dhe faturave të energjisë, shërbimi bazë që meritojnë nuk po u ofrohet.

“Pershendetje JOQ Desha te informoj per situaten ne Theth 24 ore pa Energji Elektrike Drejtoria dhe drejtori I oshes nuk marrin masa per gjedhjen e problemit nuk jepet as nje shpjegim. Bujtinat jan te mbushura me turist Qeveria dhe drejtoria e oshes spo merr masa per problemin qe kemi , Kerkojm Nga qeveria te bejn nderhyrje po na shkaterrohet djersa dhe mundi qe kemi investiar po hedhim ne mbeturina tonelata ushqimesh , nuk jemi ne gjendje te perdorim kompjutrat qe te organizojm pronotimet te presim fatura etjera me shum ju lutem qeveris ashtu sikur marrin lekun per taksat edhe per energjin te na jepet edhe ne sherbimi qe meritojm.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit