Një viktimë u shënuar në orën 07:10 të mëngjesit të sotëm në Thumanë-Kashar tek Ura e Gjolës. Lazer Firza 60 vjeç, gjeti vdekjen tragjike pas një aksidenti me makinë. Viktima udhëtonte me “Volkswagen” e për pasojë u përplas me një “Audi” dhe humbi jetën në vend.
Ai u dërgua në spital pa shenja jete…
Në zonën ku ndodhi aksidenti, aktualisht po asfaltohet një pjesë e korsisë që ka pësuar ulje dhe dëmtime ende pa u hapur plotësisht.
Kompania “Gener 2” po zhvillon punime në këtë zonë për rikonstruksionin e rrugës, e cila ka patur dëmtime serioze në disa segmente, dëmtime të cilat dyshohen se janë bërë shkaku i këtij aksidenti tragjik.
Kompania po kryente riparimin e një pjese të karrexhatës, e cila duket se ishte e prerë, në proces riasfaltimi. Nga pamjet e siguruara nga aksidrnti tragjik duken dhe mjetet e rënda të kompanisë “Gener 2” që po punonin për riparimin e rrugës së prishur.
Oligarku Bashkim Ulaj i cili ka koncesionin e rrugës dhe ka marrë miliarda lekë nga taksat e qytetarëve, që në inaugurim të rrugës është përballur me denoncime të shumta të raportuara në redaksinë e JOQ për cilësinë e rrugës.
Rikujtojmë këtu hapjen e asfaltit dhe krisjen e betonit të urës që në ditët e para të përfundimit të punimeve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.