Të dielën, më 29 shtator, në kompleksin “Skënder Halili” u zhvilluan tri ndeshje derbi mes ekipeve të grupmoshave U-17, U-18 dhe U-19 të Tiranës dhe Partizanit.
Në ndeshjen U-19, ku Tirana u mund 1-3 nga Partizani, loja filloi me një rivalitet sportiv normal. Situata u përkeqësua kur lojtari i Partizanit, Mitongo, goditi një kundërshtar pa top dhe nuk mori ndëshkimin e merituar nga arbitri Daniel Vrapi, gjë që ndezi tensionet.
Por pas pamjeve filmike, ditën e djeshme Komisioni i Disiplinës ndërhyri dhe e dënoi lojtarin e Partizanit.
Pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një përplasje fizike mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Si pasojë, lojtarët Artilio Shehi i Tiranës dhe Leon Misja i Partizanit u dënuan.
Konfliktet vazhduan teksa skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, ku ofendimet ndaj arbitrit Vrapi nga zyrtarët e Tiranës çuan në dënime për trajnerin e portierëve Blendi Vashaku, drejtuesin e akademisë Grent Halili dhe presidentin e Tiranës, Refik Halili, i cili ishte i pranishëm gjatë incidentit.
Ky episod nënvizon tensionet e larta që ekzistojnë në derbit mes këtyre dy klubeve, edhe në nivelin e grupmoshave.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.