Mickoski: Deri në fund të muajit plotësisht do të transferohet gjithë huaja nga Hungaria

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.10.2024, 09:03

Të gjitha formalitetet për huanë nga Hungaria janë kryer nga ana jonë dhe nga ana e tyre dhe janë kaluar në seancën tonë të Qeverisë dhe në Kuvend, ndaj pres që deri në fund të muajit mjetet nga huaja plotësisht të transferohen në vend, theksoi sonte kryeministri Hristijan Mickoski.

“Në periudhën nga data 7 deri më 9 tetor, ministrja e Financave do të jetë në kryeqytetin e Hungarisë, ku do të nënshkruhet zyrtarisht huaja dhe pres që në fund të këtij muaji të na transferohet plotësisht, ndërsa pastaj gjysma e huasë, gjegjësisht 250 milionë euro, do t’i vihen në dispozicion komunitetit të biznesit në vendin tonë me të njëjtat kushte, ndërsa 250 milionë euro të mbetura do të përdoren për investime kapitale që do të realizohen në mënyrë të vazhdueshme, që nuk do të thotë se do t’i shpenzojmë menjëherë dhe tani”, tha Mickoski në një intervistë.

Mjetet do të shpenzohem, shtoi, në varësi të realizimit të investimeve kapitale.

Më shumë se pesë miliardë denarë nga kredia hungareze, deri në fund të vitit do të sistemohen për projektet infrastrulturore kapitale në komuna. Plotësisht për atë qëllim vitin e ardhshëm do të ndahen edhe 15 miliardë denarë.

“Mund ta imagjinoni sa do të jetë dalja vitin e ardhshëm nëse tani janë më shumë se 300 projekte për pesë miliardë denarë që janë planifikuar të jepen deri në fund të vitit dhe të gjitha komunat në vend kanë aplikuar në thirrje. Mendoj se tashmë ka përfunduar vlerësimi i projekteve dhe pres që javën e ardhshme të nënshkruhen kontratat, që do të thotë diçka që nuk ka ndodhur më parë”, tha Mickoski.

Ai theksoi se pret që deri në fund të vitit të shfrytëzohen rreth 30 për qind nga pesë miliardë denarë të planifikuara, ndërsa pjesa tjetër të kalojë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Siç tha ai, komunat nuk do të marrin para nga shteti për projektet, por kontraktorët do të paguhen për punën e kryer. Do të ndikojë pozitivisht në likuiditetin e buxhetit.

Për thirrjen për vitin e ardhshëm ai pret rreth 1.000 projekte, të cilat siç thotë ai do të çojnë në një zhvillim epik dhe historik të komunave me realizimin e projekteve të financuara nga buxheti qendror.

“Do të jetë një ofensivë serioze ndërtimore investuese”, thekson Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit