Kompania Gener 2 do të angazhohet në ndërtimin e një fshati turistik në veri të vendit, pikërisht në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër. Projekti, i cili ka dorëzuar kërkesën për leje pranë institucioneve përkatëse, është emëruar “Blue Borgo”.
Rana e Hedhun është praktikisht privatizuar nga oligarku Baç Ulaj, pas dhënies së koncesionit Thumanë-Kashar që e bën më të thjeshtë shkuarjen në Lezhë. Pra Ulaj do të përfitojë nga taksa e rrugës që do çojë më shpejt pushuesit në restorin e tij turistik, do privatizojë Ranën e Hedhun dhe Rama do i ndërtojë rrugë me taksat e popullit.
Prona ku do të ndërtohet “Resorti Turistik Blue Borgo” ka një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.
Sipas dokumentit, fshati bregdetar do të përbëhet kryesisht nga rezidenca, vila me oborre të brendshme. Të ngjashme me projekte në Jug të vendit. Zona e projektit bën pjesë në njësinë administrative të Velipojës në rrethin e Shkodrës. Rruga kryesore pranë projektit është Velipojë – Shëngjin.
Raporti shpjegon gjithashtu se, për realizimin e këtij projekti, është planifikuar ndërtimi i rrugëve lidhëse, si të jashtme ashtu edhe të brendshme.
Për të siguruar aksesin në zonën e projektit, shteti do të ndërtojë një rrugë lidhëse 738 metra e gjatë që do të çojë direkt te resorti, me taksat e shqiptarëve në shërbim të oligarkëve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.