Gruaja notere e Xhafajt me rrogë 70€/muaji dhe 10 apartamente, e bija me biznes me humbje

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.10.2024, 17:21

Fatmir Xhafaj po bëhet familjarisht gati të aplikojë për “strehim social” tek Erion Veliaj pasi sipas deklarimeve të pasurisë në ILDKPI, ish-ministri rezulton “lypës”.

Socialisti i vjetër i klanit të bashkisë Tiranë, ka marrë kredi 100,000€ për blerjen e një shtëpie dhe 29,000€ borxh për blerjen e një makine, teksa ai tani mbijeton vetëm me pagën e tij si deputet e cila nuk i del as për t’u ushqyer.

Mimoza, gruaja e Xhafajt rezulton se punon si notere, por ajo ka deklaruar se fiton vetëm 70-90€/muaji.

Çuditërisht Moza me pagë më pak se 1000€ muaji deklaron se posedon 10 apartamente, 3 lokale, 2 zyra dhe 3 garazhe në Pogradec, të cilat thotë se i ka përfituar në këmbim të tokës ku janë ndërtuar pallatet, por pa deklaruar vlerat e tyre.

Ajo ka shitur disa prej këtyre pronave për një total prej 108 MLN Lekë të vjetra, por nuk ka deklaruar se si janë përdorur këto të ardhura. Për pronat e tjera, nuk ka treguar nëse i zotëron ende apo jo.

Vajza e madhe e Xhafës, Aulona ka pagë mujore 2500€ si punonjëse e bankës Intesa San Paolo por çudia qëndron në faktin se ka qarkulluar mbi 100 MLN Lekë për shpenzime personale. Ajo ka deklaruar të ardhura shtesë prej 43,000€ nga burime që nuk i bën të ditura, si dhe 10,000€ dhuratë nga prindërit “e varfër”.

Ajo ka marrë një borxh prej 394 MLN Lekësh në nëntor të vitit 2022, prej të cilave ka shlyer 94 MLN Lekë brenda vitit, por pa treguar nga kush i ka marrë këto para dhe me çfarë të ardhurash i ka shlyer. Ndërkohë ka blerë një apartament me vlerë 376 MLN Lekë dhe një garazh me vlerë 18 milionë lekë, duke pretenduar se këto janë të ardhura nga kursimet e saj.

Vajza tjetër e Xhafës, Amantia, ka deklaruar të ardhura prej 62 mijë e 688 euro në vit pagë në një kompani të quajtut “Mutares SE+CO.KgaA”, për të cilën nuk ka të dhëna të detajuara. Ajo gjithashtu ka hapur një biznes së bashku me bashkëshortin e saj, i cili ka raportuar humbje prej 467 mijë Lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit